Vera ka perfunduar dhe kemi hyre zyrtarisht ne stinen e vjeshtes. Nderrimi i stineve eshte gjithmone i veshtire dhe mund te gjendemi te pa pergatitur per veshjet. Entuziasmi i stines se re nuk duhet te na rrembeje por duhet te behemi gati dhe me veshjet dhe trendet e reja. Keshillat e ketij artikulli jane te fokusuar ne trendet e reja te modes per vjeshten dhe dimrin. Sipas eksperteve te modes vjeshta e 2017 do te kete rikthim te trendeve duke na kthyer deri ne vitet 20’ dhe vitet 80’. Pra, do te kete hapesire per te gjithe te apasionuarit pas ketyre viteve. Xhaketat e lekures me ngjyre te zeze do te jene shume te perhapura kete vjeshte dhe dimer. Nje tjeter risi jane eko pelicet me ngjyra te ndryshme si e kuqe apo jeshile. Nje tjeter stil qe do te mbizoteroje eshte stili i formave gjeometrike qe vjen si frymezim nga vitet 20’ deri ne vitet 60’. Per me shume keshilla ju ftojme te shikoni fotot e meposhtme.

  • Sic e thame dhe me siper eko pelicet do te mbizoterojne kete vjeshte dimer. Nga pasarelat e modes jane propozuar pelice me ngjyra te ndryshme dhe te gjata. Beni zgjedhjet e duhura!

  • Bluzat sportive me kapuc do ti shohim kudo kete vjeshte dimer. Merrni masat te shtoni nje bluze sportive ne garderoben tuaj.

  • Kete vjeshte dimer do te rikthehen fuqishem veshjet e viteve 80’.

  • Pardesyja dhe cizmet e gjata do te jene serish shume te perhapura duke krijuar nje look shume anglez.

  • Nje tjeter propozim eshte kombinimi I xhaketes se lekures me xhinse. Ky look do te mbizoteroje kete vjeshte dimer.

  • Ngjyrat me te keshilluara nga ekspertet per kete vjeshte jane ngjyra e kuqe dhe ngjyra blu.

  • Veshjet metalike dhe plot shkelqim nuk duhet te mungojne ne garderoben tuaj.

  • Vjeshte – dimet 2017 do te risjelle ne mode veshjet me prerje dhe forma asimetrike.

  • Xhaketat e lekures me ngjyre te zeze do te jene tendenca kryesore e ketij sezoni.

  • Nuk duhet te mungojne kurre ne garderoben tuaj nje pale doreza kunder te ftohtit te dimrit.

Se shpejti me keshilla dhe te reja Fashion!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Manikyr : 10 Ngjyrat qe duhet te Provoni patjeter kete Vjeshte 2017