Keni pak hapesire ne shtepi? Sa me shume kalon koha dhe nuk dini si te menaxhoni kepucet tuaja? Mos u shqetesoni! Jemi ne ketu per t’ju ndihmuar me ide dhe keshilla te reja per te krijuar mbajtese kepucesh.

E verteta eshte qe kepucet nuk jane kurre te teperta ne numer! Por jo gjithmone kemi vend te mjaftueshem per ti vendosur ato. Dhe sic e dini cdo kepuce meriton nje vend te pertatshem per tu vendosur.

Ne treg mund te gjeni lloje te ndryshme rafte kepucesh. Por jo gjithmone ato jane zgjidhja me e mire sepse shpesh here jane ne permasa te vogla ose shume te medha dhe mund te dalin jashte funksionit. Ne kete artikull do t’ju mesojme disa ide si te krijoni ju vet me duart tuaja nje mbajtese kepucesh. Mbi te gjitha idete tona jane shume praktike dhe te thjeshta per tu krijuar!

Per me shume ju ftojme te inspiroheni me idete dhe keshillat e meposhtme:

  • Ju kishte shkuar ndonjehere ne mendje qe tubat plastik mund te sherbejne si mbajtese kepucesh? Mjafton ti prisni ne te njejten gjatesi dhe ti vendosni sipas deshires dhe krijmtarise tuaj. Efekti do te jete shume mbreslenes dhe ju do te keni nje mbajtese kepucesh te vecante!

  • Arkat e drurit jane nje shembull shume i mire riciklimi. Mund te perdorni nje ose me shume arka druri duke i fiksuar ne mur si nje mobilje te vertete!

  • Nje shkalle e vogel druri eshte perfekte per te vendosur kepucet tuaja qe i vishni me shpesh. Mund te zgjidhni midis lartesive apo dimensioneve te ndryshme te shkalleve dhe keshtu mund ti pershtatsi sipas hapesirave te ndryshme qe keni ne shtepi.

  • Doni te dini zgjidhjen me te lehte? Mund te montoni panele ne mur dhe te vendosni kepucet tuaja te preferuara.

  • Nje tjeter ide eshte kjo pupe e cila mund te mbaje brenda saj te gjitha kepucet e cmuara qe dispononi. Kjo eshte nje ide gjeniale dhe do t’ju kurseje shume hapesire ne shtepine tuaj!

  • Nese doni qe te gjitha kepucet ti merrni lehte ju mund ti organizoni ne kuti te vecanta si ne foton ilustruese. Ne kete menyre ju do ti mbroni kepucet nga drita, pluhuri dhe eshte nje zgjidhje shume efikase per te mbajtur rregull midis kepuceve. Mos harroni te vendosni fotot e cdo modeli tek kutia perkatese duke e bere keshtu gjetjen e kepuceve fare te lehte!

  • Nje shkalle druri me dimensione te medha mund te behet nje mbajtese kepucesh perfekte per te gjitha kepuce e tua te preferuara.

  • Ideja me klasike e mbajtesve te kepuceve jane paletet e drurit. Eshte nje gjetje perfekte kur flitet per kepucet. Mjafton vetem ta lyeni sipas deshires paleten e drurit dhe ta fiksoni ne mur. Ju do te keni nje mbajtese kepucesh teresisht te vecante dhe ideale per kepucet e sheshta.

  • Kepucet e tua jane aq te bukura sa eshte e pamundur ti fshehesh? Atehere mos i fshih! Nje rrjete metalike eshte ideale per te “ekspozuar” si ne vitrinen e nje dyqani kepucet e tua me te bukura. Ne kete menyre ju mund te kurseni shume hapesire ne rast se keni nje korridor te vogel dhe te ngushte.

  • Nje ide shume “inteligjente” per te pasur me shume hapesire eshte te keni sirtare te medhenj tek shkallet e shtepise.

Se shpejti me Ide dhe Keshilla dhe te reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Pushime ne Amsterdam