Dekorimi i shtepise eshte nje sipermarrje e veshtire por jo e pamundur. Te gjitha ambjentet e shtepise here pas here kane nevoje per ndryshime dhe permisime te vazhdueshme. Idete qe do te prezantojme sot kane te bejne me dhomen e gjumit dhe konkretisht me faqen e murit ngjitur me krevatin. Faqja e murit ngjitur me krevatin eshte shume e rendesishme sepse nese gabojme ne ngjyra mund ta bejme dhomen te duket me e vogel.

Idete per te rinovuar me stil faqen e murit te krevatit jane meposhte dhe ju ftojme te inspiroheni!

  • Fillojme me nje ide te thjeshte por shume te bukur. Menyra me e mire per te ndryshuar rrenjesisht nje dhome eshte te ndryshoni ngjyren e murit. Per ti dhene nje pamje sa me origjinale dhomes tuaj lyeni murin pas krevatit me nje ngjyre te forte dhe plot jete.

  • Shpeshhere kush i dashuron udhetimet e tregon pasionin e vet edhe ne arredimin e shtepise. Nuk ka ide me te mire se harta e botes ngjitur me krevatin e gjumit apo me mire ne te gjithe faqen e murit. Keshtu mund te enderroni te gjithe naten destinacionin e rradhes te udhetimit!

  • Per te krijuar nje atmosfere magjike ne dhomen e gjumit nuk duhet shume mund. Mjaftojne disa drita zbukuruese dhe do te keni nje atmosfere te kendshme dhe romantike ne dhomen tuaj te gjumit.

  • Ne rinovimin e faqes se murit eshte e rendesishme dhe te luani me detajet dhe materialet. Per te pasur nje faqe muri me shume stil krijoni dekorimin tuaj te personalizuar apo frymezohuni nga foto ilustruese.

  • Per disa njerez dhoma gjumit duhet te jete e arreduar thjeshte por per disa te tjere duhet te jete e gjalle dhe plot ngjyra ekstravagante. Per nje faqe muri me stil bohemian mund te frymezoheni nga foto ilustruese plot me dekorime, piktura, ngjyra dhe vazo me lule.

  • Pjatat dekoruese jane nje tjeter ide interesante per te rinovuar faqen e murit.

  • Nese deshironi nje ambjent te gjalle atehere ju duhen bimet ne dhomen e gjumit. Ju mund te krijoni nje vend te posacem per disa vazo te vogla si ne foton ilustruese.

  • Nje tjeter ide eshte te vendosni nje pasqyre ne dhomen tuaj. Ne kete menyre do te krijohet dhe nje ambjent me i madh.

  • Kush e thote qe perdet duhen vene vetem tek dritaret? Ju mund ti perdorni keto perde per te dekoruar ne menyre origjinale faqen e murit te krevatit.

  • Nje ujvare prej lulesh! Per te gjithe adhuruesit e luleve mund te krijoni nje ujvare lulesh (jo te verteta) per te rinovuar faqen e murit te krevatit!

Se shpejti me Ide dhe Keshilla dhe te reja Dekorimi per Shtepine! 🙂

Dhurata Ime

Lexo edhe: 7 Gabime ne Arredim qe e bejne Shtepine te duket me e Vogel