Per shume prej nesh kuzhina eshte vendi me i pelqyer dhe me i kendshem i shtepise. Aty gatuajme ushqimet tona te preferuara per familjaret dhe miqte tone. Ka raste qe mund te kemi veshtirsi ne arredimin dhe organizimin e kuzhines, por nuk duhet te harrojme qe nuk eshte e lehte qe te kemi nje kuzhine te mire organizuar ne menyre perfekte. Sot do te sjellim disa ide praktike dhe kreative te cilat do t’ju ndihmojne ne dekorimin e kuzhines tuaj. Per me shume ide ju ftojme te shikoni fotot e meposhtme.

  • Mesazhet ne kuzhine mund te jene nje ide shume e vecante. Nese kemi mobilje te vjetra ne stil vintage ne mund te shkruajme tek to shprehjet tona te preferuara.

  • Ne rastet kur keni probleme hapesirash ne ju keshillojme mos te fshihni asgje. Mund te perdorni rafte druri pa kanate dhe te vendosni pjatat, kavanozet, filxhanet dhe shume aksesore te tjere.

  • Jo gjithmone mund te kemi buxhetin e duhur per kuzhinen tone te endrrave. Keshilla me e mire eshte krijoni vet nje kuzhine tuajen dhe me nje buxhet shume te ulet.

  • Kur kuzhina eshte e vogel ne permasa ju mund te dekoroni murin si ne foton e ilustruar, duke pedorur leter muri.

  • Ne rast se keni nje hapesire boshe ne shtepi ju mund ta perdorni per te krijuar kuzhinen tuaj.

  • Kur keni nje hapesire te vogel ju mund te perdorni mobilje jo te larta per te krijuar efekt te kundert dhe hapesire me te madhe. Mund te krijoni dhe stola relaks si ne foton e meposhtme.

  • Nese keni nje kuzhine me hapesire te ngushte dhe te gjate ju mund ta shfrytezoni duke vendosur nje tavoline ngrenjeje.

  • Stili me ngjyra bardh e zi eshte gjithmone ne mode dhe nje zgjedhje ne baze te gustove tuaja.

  • Nese ju pelqejne ngjyrat mund te zgjidhni kete ngjyre te kuqe shkelqyese.

  • Per nje kuzhine moderne dhe te kohes mund te inspiroheni nga kjo foto ilutruese.

Se shpejti me keshilla dhe Ide te reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Pantallona me Shtat te Larte – Modelet me IN