Nje ballkon dhe pse mund te kete permasa te vogla me idete e duhura mund te kthehet ne nje vend relaksi. Sa here keni enderruar nje verande apo tarrace te madhe per tu qetesuar ne ajer te paster?Kjo enderr mund te behet realitet me shpejt nga c’mund te mendoni! Edhe ballkoni me i vogel me idete dhe arredimin e duhur mund te behet vendi me i bukur ne shtepine tuaj.

Gjeja e pare qe duhet te beni eshte te masni sakte permasat e ballkonit ne menyre qe te shfrytezoni sa me mire cdo centimeter hapesire. Mobiljet duhet ti zgjidhni te lehta ne menyre qe ta keni te lehte  spostimin e tyre ne te ardhmen.

Per me shume ide dhe inspirim ju ftojme te ndiqni keshillat e meposhtme!

  • Nje ide arredimi shume e bukur eshte te vendosni karrige hekuri dhe t’i dekoroni me jasteke te medhenj. Beni kujdes ne permasat e mobiljeve.

  • Mos nenvlersoni nje ballkon te vogel! Si ne foton ilustruese ju mund te krijoni nje ambjent shume komod dhe relaksues ne ballkonin tuaj.

  • Zgjedhja e mobiljeve eshte shume e rendesishme ne menyre qe ti dhuroni ballkonit tuaj nje arredim sa me te pershtatshem. Nese ju pelqen materiali drurit mund te inspiroheni nga kjo ide si ne foton ilustruese.

  • Nese te duhet te arredosh nje ballkon me permasa te vogla ju duhet te zgjidhni tavolina te fiksuara ne mur dhe ne kete menyre do te kurseni shume hapesire.

  • Thjeshteisa mbi te gjitha! Nese keni pak vend te lire ne ballkonin tuaj mos e mbushni me objekte dhe sende te panevojshme. Zgjidhni me kujdes tavolinen, karriget dhe aksesoret rreth e rrotull.

  • Dritat jane zgjedhja me e bukur kur behet fjale per te dhuruar nje ambjent te ngrohte dhe relaksuses.

  • Nese ju pelqen te guxoni ju mund te krijoni nje krevat ne ballkonin tuaj! Ne kete menyre ju do te keni nje zone lounge me 5 yje!

  • Ne rast se doni qe te keni nje ballkon me ngjyra qe bejne diferencen ju mund te luani me ngjyrat e jastekeve, tapetit apo dhe aksesoreve.

  • Paletat e drurit jane nje zgjidhje e zgjuar per te dekoruar nje ballkon te vogel! Ato jane ekonomike, te thjeshte per tu gjetur dhe shume lehte te personalizueshem. Ideale eshte ti pershtasni me madhesine e duhur per ballkonin tuaj dhe do te krijoni nje ambjent te vecante vetem per ju.

  • Nese ballkoni eshte shume i ngushte ju duhet te keni kujdes dhe te perzgjidhni nje tavoline te ngushte dhe nje mobilje muri per te vendosur vazo lulesh. Nje tapet me ngjyra do ti japi ballkonit nje pamje shume te rafinuar.

Se shpejti me Ide dhe Keshilla dhe te reja Dekorimi per Shtepine! 🙂

Dhurata Ime

Lexo edhe: Kominoshe Xhins: 10 Modelet me te Bukura!